Disa media në Shqipëri raportuan më herët se Franca kishte pezulluar çështjen e Liberalizimit të vizave për Kosovën, pas konferencës së Emmanuel Macron të mbajtur në Tiranë.
Zyra e Presidentit të Francës, ka sqaruar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’, në një deklaratë për shtyp.
“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për ABC.
Gjatë konferencës Macron u shpreh sot Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mosrespektimit të fjalës së dhënë”.
/tiranapost