Yll Limani ka publikuar këngë më të re me titullin “U kry”.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes produksioni “Fati.Tv”.
Teksti dhe muzika u realizuan nga këngëtari, teksa producent i saj është Fatjon Miftari.
Klipi erdhi me regji të Ari Dalladaku, ndërsa ‘beat’ nga vëllai i artistit, Art.
Vlen të theksohet se protagoniste në videoklip është modelja dhe aktorja 63-vjeçare nga Spanja, Inge Ladd. Ylli ndërkohë ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa projekte të tjera gjatë sezonit të verës, mes tyre edhe një bashkëpunim të radhës me reperin Noizy.