ShowBizzz

U la në burg për kanosje ndaj produksionit “Onima”, artistët në përkrahje të këngëtarit: Nuk ka vrarë njeri, lekët e veta kërkoi

Figura të njohura të artit shqiptar, nisur që nga artistët Tayna e G-Bani e deri te modelja e njohur Oriola Marashi, kanë reaguar në përkrahje të Gjestit, i cili është lënë në paraburgim për shkak të përplasjes që pati me produksionin “Onima”.

Përmes disa postimeve të bëra në rrjet, personazhet e sipërpërmendura kanë reaguar duke kundër masës së caktuar ndaj Gjestit duke theksuar se ky i fundit nuk ka bërë asnjë krim. Madje sipas tyre ai ka kërkuar të drejtën e tij, sepse artistët sigurojnë jetesën e tyre me angazhimin në muzikë.

Përmes një Instastory Tayna shkroj se artistët meritojnë drejtësi për krijmet e tyre, duke shtuar se ata duhen vlerësuar.

Nga ana tjetër dhe Oriola Marashi ka kërkuar lirinë e Gjestit sepse sipas saj ai nuk ka bërë asnjë veprim të gabuar.

Ndërkohë, G-Bani përmes një video të postuar në rrjet është shprehur se masa e caktuar nga drejtësia ka qenë e pabazë sepse ai nuk ka vrarë njeri.

Të Ngjashme