BBV

U largua nga Big Brother VIP, Ilnisa e emocionuar: Humba lojën, por fitova dashurinë!

Ilnisa Agolli është banorja e larguar sot nga shtëpia e Big Brother VIP 3.

E pyetur për lojën e saj, Ilnisa tha që “e fitova ‘Big Brother’-in, sepse fitova dashurinë.” Agolli i kërkoi ndjesë publikut për rastet kur situata është bërë e pakëndshme dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.

Ledioni: Kam përshtypjen një pjesë jo e vogël e publikut nuk do të donte që rrugëtimi yt të përfundonte kështu. Si e ndjen ti? Ke patur mundësi reflektimi, por gjithashtu të qëndroni me njëri tjetrin më shumë sesa çdo të ishte po të ishit në një kontekst tjetër gjatë këtyre 4 ditëve të fundit.

Ilnisa: Unë them gjithmonë një shprehje që ‘ka kohë për të grisur dhe për të qepur’ dhe unë mendoj se pas këtij largimi ka ardhur koha për të qepur dhe për të qepur mirë madje. Falenderoj publikun që më dha mundësinë për të qëndruar kaq kohë dhe madje i kërkoj ndjesë për ndonjë rast… Është presion dhe ti ndonjëherë coptohesh, do apo nuk do. Falenderoj Vëllain e Madh sepse mund të jetë bërë klishe fitimi i Big Brotherit ndër vite, por unë fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Dhe për këtë i përulem Vëllait të Madh.

Ledioni: Realisht televotimi ishte tepër i fuqishëm, gati si një finale e parakohshme, për shkak të marrëdhënies që ju padashje keni krijuar me publikun gjatë qëndrimit në atë shtëpi. Ajo që të bënë përshtypje është se nuk zgjodhe në asnjë moment që të tërhiqesh. Eksperienca na mëson se ndonjëherë edhe duhet të tërhiqesh, pra të punosh me variante. A je bërë pishman me ndonjë gjë?

Ilnisa: Kam pengjet e mija, u përfshiva më shumë seç duhet por unë jam një njeri pasionant, emocional dhe nuk ndaloj dot. Ndoshta kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta. Fituesit dhe humbësit dallohen po në nisje dhe unë vërtetë humba, por fitova mjaftueshëm. Jam e lumtur të them të drejtën, jam shumë e lumtur.

Ledioni: Pse ka ende njerëz që dyshojnë në marrëdhënien tuaj? Ose ju jeni aktor për Oscar ose… Këtu jo vetëm jashtë, por edhe brenda shtëpisë ka shumë që nuk besojnë se raporti juaj është i vërtetë.

Ilnisa: Unë mendoj që ata kanë zgjedhur të mos tregohen të vërtetë. Në momentin që ti zgjedh të bësh këtë pakt për veten dhe lojën tënde, e respektoj. Por jo te ajo që sheh dhe duket. Meritonit i them gjithmonë që ‘kollën, dashurinë dhe teshtimën nuk i mban dot’ dhe nëse do të ishte kështu siç pretendohet nga disa do të isha mbajtur. Por nuk mbahet dot dashuria.

Ledioni: Jo nuk mbahet. Edhe kur e mban të tradhëton.

Gjatë një lidhje me shtëpinë, Ilnisa i është drejtuar Meritonit të përlotur për largimin e saj duke thënë: “Unë vdes për sytë e t’u. Dash zoti do të vijë së bashku me Loarin aty brenda. Mos harro skemat që kemi bërë bashkë në mënyrë që të merret vesh njëherë e mirë që ky edukim shërben për gjithçka.”