
1
Përshëndetje! Ju kam shkruar shpesh, e tani që e lexova se do të merreni edhe me ne, lexuesit besnik, po që i kemi hallet tona, po e ndaj telashen time.
Siç ju kam shkruar edhe më parë, duke kërkuar ndihmën e Magjistares, apo një këshillë nga ju, që ju lexoj prej shumë vitesh, unë kam telashe të mëdha me ish bashkëshortin tim. Jemi martuar me dashuri, por e kam zënë duke më tradhtuar, e nuk jam kam falur. Ky nuk e ka pranuar e nuk e pranon mos-faljen time, për çka më kushtëzon duke më larguar nga dy vajzat. Qe katër vite endem gjykatave për kujdestarinë e vajzave, njëra 10 e tjetra 8 vjeç. Zemra më është përvëluar për to, për aromën e tyre. Ish burri me thotë të kthehem në shtëpi, e unë nuk mund ta harroj çka kam parë. A jam nënë e keqe që për hir të vajzave nuk po e bëjë qorr njërin sy? Kam provuar, ama sa herë që e mendoj të kthehem, më ndizet një urrejtje. Çka të bëjë, si të veproj.
“Nëna e përvëluar”
Këshillë:
Lufto për vajzat, për kujdestarinë e tyre, ndërkohë mos u largo, mos u distanco dhe ushqeje tek ato ndjenjën për ty. Janë të vogla, por përpiqu t’iu tregosh se nganjëherë njeriu nuk mund të luftoj kundër zemrës. Nuk ke nevojë të harrosh e falësh për hir, pa e ndjerë, pa qenë e sigurt, sepse kështu do të jesh gjithmonë e pezmatuar, e lënduar, e irrituar, e nuk do t’ia dalësh të jesh e mirë për vetën, për të shoqin, për vajzat. Lufto për dashurinë e tyre dhe shiko përpara. Mos harro, kur një grua vendos të ndryshojë jetën e saj, ajo prek edhe të ardhmen e brezave që do vijnë.
Hallet, dertet e shqetësimet tuaja, shkruani në adresat tona në Facebook, Instagram, apo ne [email protected] dhe rubrika e re do të jetë aty për ju, me mirëkuptim, empati dhe respekt.
ks