Lajme

U neglizhua nga mjekët, ndërron jetë 4-vjeçari shqitar në Angli!

Një 4-vjeçar shqiptar ndërroi jetë nga sepsis në Angli, pavarësisht vizitave që ai bëri vazhdimisht në spital.

Daniel Klosi bëri disa herë brenda javës vizita në qendrën spitalore “Royal Free Hospital”, por mjekët akuzohen se neglizhuan problemet e tij dhe nuk kryen kontrollet e nevojshme.

Në një deklaratë, babai i tij Kastriot Klosi tha se Danieli, i cili kishte autizëm, ishte një “djalë energjik” pa probleme të tjera shëndetësore. Klosi tha se ai dhe nëna e djalit, Lindita Alushi, vunë re se Danieli “po gulçonte dhe kishte një kollë” më 26 mars.

Në denoncimin e dërguar në gjykatë, Danieli u diagnostikua me krepitacion në mushkëri gjatë analizave të kryera në Royal Free.

Katër ditë më vonë, më 30 mars, ata shkuan sërish në spital dhe një mjek dhe infermiere këmbëngulën se Danieli kishte ftohje dhe e dërguan në shtëpi për të “pushuar”.

“Danieli papritmas ndaloi së ngrëni dhe piri” më 1 Prill”, tha i ati./BBC