ShowBizzz

“U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria.

Sfida vendimtare do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një përballje që konsiderohet kyçe për sigurimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026.

Të lidhura

None found

Atmosfera e madhe ka mobilizuar jo vetëm tifozët, por edhe figura të njohura të skenës publike. Për të përkrahur Kosovën, drejt stadiumit është nisur edhe këngëtari i njohur Gjesti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku tregon se është rrugës për në stadium për të mbështetur përfaqësuesen.

“U nisëm Kosovë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë fituesi i Big Brother VIP Albania 4.

Pritet që tribunat e “Fadil Vokrrit” të jenë të mbushura plot, ndërsa e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te kjo përballje historike, me shpresën për një rezultat pozitiv dhe një hap të madh drejt Botërorit 2026.

Të Lidhura:

  1. VIDEO/ “Unë do martohem këtu”-Deklarata e Gjestit bën lëmsh Eglin: Me mua e ke?! Këngëtari: Kur të pashë ty, ndjenjat…
  2. Raporti mes Eglit&Gjestit, Egla Ceno: Goca, larg këtyre që të trajtojnë si rreckë
  3. Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, merr vendimin e papritur për raportin me Gjestin (VIDEO)
  4. Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Të Ngjashme