
I ftuar në “Hëna apo Diell” ditën e sotme, moderatori Eni Shehu ka zbuluar edhe më shumë mbi emisionin e drejtuar prej tij këtë sezon, “Pushime On Top”.
Ai sqaroi se pse Zhaklin Lekatari nuk u bë pjesë e emisionit për ta moderuar, ashtu siç u tha pak kohë më parë.
“Ndodhi ajo që të gjithë e dinë besoj, Zhaklina u përqendrua te Instagrami i vetë, çështjet e saj sociale, aktivizmi”– tregoi Eni.
Tashmë ajo që moderon krah Enit është modelja Lei Kraja.I pyetur nga Nevina nëse emri i Lei i propozuar nga vetë ai, Eni u përgjigj me Po.
“Po, patjetër, e kam zgjedhur, siç do zgjidhja veten time për këtë program.”