ShowBizzz

U përfolën për një romancë, Dea flet për marrëdhënien me Kristin: “Kemi shumë kimi”

Së fundmi, Dea Mishel dhe Krist Aliaj kanë qenë në qëndër të vëmendjes pasi është aluduar se janë në një romancë bashkë.

Megjithatë ajo çka kemi të konfirmuar deri më tani është se ata do të jenë bashkë, por në ekran, si juristë të programit “She’s on Top” në Top Channel.

Megjithatë sot e ftuar në “Ftesë në 5”, ku Dea ka folur për eksperiencën në reality show për ngjarjet pas përfundimit të formatit dhe aventurës së re që e pret në televizion, ajo po ashtu është pyetur edhe për Kristin dhe marrëdhënien e tyre, nisur edhe nga lajmet që kanë qarkulluar.

TS Poll - Loading poll ...

“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por nuk mund të flasim për ndjenja romantike”, u shpreh Dea.

Ndërkohë sa i takon roleve që do të kenë në “She’s on Top”, Dea u shpreh:

“Në ‘She’s On Top’ mendoj që Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”.