Lajme

U përplas nga një automjet/ 66-vjeçari niset drejt Traumës

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një 66-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë shtetasi P.N., ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

See also  “Lubi Balluku me dy dosje dhe nuk i hiqet imuniteti”- Berisha: Ka vjedhur paratë e shqiptarëve! AKSHI i kunatit dhe familjes, dy persona janë marrë peng për t’u larguar nga tenderatPas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Subash. Një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

See also  Temperaturat rriten ndjeshëm, por kujdes nga shiu! Zbardhet harta, ja cilat zona rrezikohen nga reshjet sot

Të Ngjashme