
Tre persona janë rrahur mes veti, pas një mosmarrëveshje të premten në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Aeroporti Adem Jashari 27.12.2024-20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia./teve1.info/