Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj u përfolën në media për një lidhje dashurie.
Kjo pasi dyshja realizouan një këngë, në të cilën u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Roni ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.
Ai thekson se nuk kanë qenë ndonjëherë të lidhur, por miq shumë të mirë.
“Flasim. Nuk i ndaj me askënd rrugët keq. Nuk mund të them që kam qenë në lidhje. Kemi qenë shumë të afërt”, tha ai.
Kënga e tyre “All your lovin” gjithashtu u fshi nga platforma YouTube nga Roni.