Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë në fshatin Golem në Shkodër.
29-vjeçari Ronaldo Kola ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodërs jashtë rrezikut për jetën.
Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin. Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur.
Kroni ka qëlluar nga një furgon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Gjithashtu gazetari Bepin Kolvata informon se në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja
Njoftimi:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.