Drilon Rama, fituesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Kosova”, ndodhet aktualisht në Sahara.
Emri i tij u përfol si i dashuri i Elijonës, por deri më tani nuk ka pasur konfirmim për një lidhje mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar Elijona ishte pjesë e finales së “BBVK”, Driloni ka ndarë pamje nga udhëtimi i tij në shkretëtirë.
Ai është shfaqur duke shëtitur nëpër dunat e Saharasë.
Postimet e tij tregojnë se ai po shijon këtë eksperiencë larg angazhimeve televizive dhe zhurmës mediatike.

