Kiara Tito festoi mbrëmë 30 vjetorin e martesës së prindërve të saj. Ata kishin mbledhur në një mbrëmje njerëzit e tyre të dashur për të festuar dhe në rrjete sociale u publikuan shumë pamje nga festa. Vëmendjen më të madhe e mori Kiara, e cila u përfol edhe për një shtatzëni.
Shkak u bënë videot ku Kiara shfaqej me barkun e fryrë. Kjo i shtoi më shumë thashethemet që kishin nisur që pak ditë më parë kur Luizi pohoi se ata janë gati për tu bërë prindër.
Megjithatë Kiara duket se nuk ka duruar më dhe ka postuar fotot nga festa e mes tyre ka zgjedhur një foto ku shfaqet në profil për të treguar barkun e sheshtë.