Lajme

U zgjodh shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, reagon Arbërie Nagavci – ka këto fjalë

Arbërie Nagavci ka reaguar pas marrjes së një përgjegjësie të re në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje!, duke e cilësuar këtë si një nder të madh, por mbi të gjitha si një obligim që kërkon përkushtim dhe seriozitet.

Ajo ka falënderuar kolegët për besimin e dhënë, si dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për propozimin dhe mbështetjen, përcjell “Bota sot”.

Nagavci theksoi se udhëheqja e grupit më të madh parlamentar në vend përbën një përgjegjësi që kërkon bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm, duke u zotuar se do ta ushtrojë detyrën me integritet dhe përgjegjësi të plotë.

Postimi i plotë

Me besimin e dhënë nga kolegët e mi në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, sot marr përsipër përgjegjësi të reja me përulësi dhe vendosmëri.

Shpreh mirënjohje të veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e Lëvizjes, Albin Kurti, për propozimin, si dhe për deputetët e Grupit Parlamentar për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Udhëheqja e grupit më të madh parlamentar në vend është nder i madh, por mbi të gjitha përgjegjësi që kërkon seriozitet, bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm. Jam e përkushtuar ta ushtroj këtë detyrë me integritet dhe përgjegjësi të plotë.

Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët!

Të Ngjashme