Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht nga vëmendja mediatike dhe rrjetet sociale.
Për 5 vite me radhë, heshtja e tij totale ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime.
Por tashmë e vërteta është zbuluar. Renato Mekolli është vendosur në Miami, Florida, ku ka marrë një nga rolet më prestigjioze në botën e kulinarisë.
Ish-drejtuesi i rreptë i “Hell’s Kitchen” tashmë mban postin e Shefit Ekzekutiv në një nga hotelet më luksoze në botë, The Ritz-Carlton Key Biscayne.
Aty, ai drejton restorantin e ri të quajtur “Paralía”.
Ky restorant është pjesë e një investimi kolosal prej 100 milionë dollarësh në këtë resort dhe sjell shijet e rafinuara të kuzhinës greke dhe turke, duke mbajtur firmën e Mekollit.
Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga elita mediatike. Gjigantë si Forbes dhe Miami New Times kanë shkruar me superlativa për punën e tij, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme./voxnews
