ShowBizzz

“Ua sa turp, akoma…”- I përmendën ish-in, Kiara merr këtë vendim

Luizi dhe Kiara janë çifti i momentit, teksa ndiqen përgjatë gjithë kohës nga fansat.

Pas disa ditësh që i kaluan të ndarë, çifti tashmë është ribashkuar. Luizi ka mbyllur turin në SHBA dhe është rikthyer në Tiranë, teksa e pret partnerja e tij.

Por teksa dyshja duket se po jeton ditë të arta, fansat nuk i lënë të qetë. Shkak këtë herë janë bërë fotot e vjetra që moderatorja kishte në Mykonos.

Foto nga vera e 2022 nga pushimet luksoze, në të njëjtën datë dhe vend me djalin e një biznesmeni, duke ngritur asokohe dyshime për një lidhje, por që u mohua menjëherë nga moderatorja.

Fotot nga ishujt luksoz të Greqisë u “bombarduan” me komente nga fansat që i bënë Kiarës thirrje t’i fshinte. Të shumtë në numër ishin edhe ndjekësit që i bënë thirrje Luizit t’i shihte fotot e t’i tërhiqte veshin Kiarës.

Madje, mjaft vigjilentë, ndjekësit kujtuan momentin nga shtëpia e BBV kur Luizi paragjykonte vajzat e ekranit se shkojnë me partnerët në pushime luksoze dhe e mbajnë të fshehtë.

Ua sa turp, akoma i mban fotot me Ronin”, komentoi një ndjekës.

Luizi diskutonte një ditë në BBV këtë temë, kur shkojnë gocat e ekranit në pushime valle kush i bën fotot. Kiara i tha boll, mos fol më. i ka djegur Kiarës. Secili ka jetën e vet, por po habitem me Luizin”, shkroi një tjetër.

Luiz pyetje Kiarën se kush ia sponsorizoi këto pushime”, shkruan një tjetër ndjekës.

Menjëherë pas komenteve, duket se Kiara ka zhdukur fotot nga Instagramu, pasi nuk rezultojnë më në profilin e saj.