I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit.
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë rezultat, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Në këto kushte, në bazë të ligjit, ceremonia mortore u krye nga bashkia pa asnjë lot dhe pa asnjë lule mbi varrin e tij.
Ndërkohë, Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj.
