Lajme

“Uaa uaa, flet partia e vulës për moral”, Meta i kthehet Bashës: Edhe kur fle nuk ngopesh së gënjyeri

Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje akuzave të lëshuara më herët nga PD e Lulzim Bashës kundrejt tij, ku i rikujtoi akuzat e ndërsjellta mes ish-presidentit dhe Sali Berishës.

Pasi hodhi votën për zgjedhjen e presidentit dhe zv.presidentit të Partisë së Lirisë, Meta ironizoi Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, duke e quajtur partia e vulës dhe se kjo e fundit nuk mund të flasë për moral.

TS Poll - Loading poll ...

“Flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit që të dilte. Ai jo vetëm të gënjen edhe për orën, por edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Kujtojmë se më herët zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, përmes një postimi në “Facebook”, tregoi  sulmet e Metës ndaj PD-së ndër vite, si dhe nga ana tjetër “servilosjen” e tij në rastet kur kishte interesa personale. 

Gjithashtu, zëdhënësja e shoqëroi videon me një mbishkrim, ku shprehej se hallet e Ilir Metës nuk do të jenë kurrë hallet e Shqipërisë apo shqiptarëve, ndërsa shtoi se koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund.