Bota

Udhëheqësit e G7: Irani rrezikon të përshkallëzojë tensionet në rajon

udhëheqësit e vendeve të G7 pas sulmeve iraniane në Izrael, kanë zhvilluar një takim këtë pasdite. Takimi, i kryesuar nga Benjamin Netanyahu u thirr pas sulmit të mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.

Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët dhe dënojnë sulmin iranian. Gjithashtu nuk kanë përjashtuar rrezikun që Irani të provokojë sërish një përshkallëzim të tensioneve ushtarake në rajon.

Në deklaratë thuhet: “Me veprimet e tij, Irani, ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajoni dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal dhe kjo duhet të shmanget”.

Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën në mbrëmje.



/tiranapost