34
Çfarë është largimi i foshnjës nga gjiri?
Largimi i foshnjës nga gjiri është paraqitja e ushqimeve shtesë tek foshnja përveç qumështit të gjirit, zakonisht nga muaji i gjashtë. Për të parë udhëzuesin se si të filloni ta ushqeni foshnjën me ushqime të forta, klikoni këtu. Fëmija është i hequr nga gjiri kur nuk ushqehet më fare me qumësht gjiri.
Kur ta largoni foshnjën nga gjiri?
Zgjedhja është plotësisht e juaja. Ju nuk keni nevojë ta heqni foshnjën nga gjiri nëse mbeteni shtatzënë, nëse ju apo foshnja juaj sëmureni dhe keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike (në të shumtën e rasteve) apo kur foshnja të arrijë një moshë të caktuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që foshnja të ushqehet me gji për dy vite apo më tepër nëse foshnja dhe nëna janë bashkë të gatshëm për këtë. Heqja e foshnjës nga gjiri është më e lehtë nëse foshnja fillon të humbë interesin ndaj të ushqyerit me gji. Shenjat që foshnja juaj është e gatshme për t’u hequr nga gjiri përfshijnë refuzimin e gjirit, bëhet i bezdisshëm apo shpërqendrohet lehtë gjatë të ushqyerit me gji, por këto mund të ndodhin edhe nëse është sëmurë apo kur të fillon të rritet dhe është më i adaptueshëm dhe më i interesuar për gjërat që e rrethojnë.
Ju mund të vendosni të filloni heqjen e foshnjës nga gjiri për çfarëdo arsye dhe kjo është në rregull. Që të siguroheni se po merrni vendimin e duhur, së pari përgjigjuni këtyre pyetjeve, si:
A jeni në javët e para të të ushqyerit me gji dhe keni telashe? Ju mund ta kontaktoni Qendrën më të afërt Beba-ks për këshilla falas nga njëra nga infermeret tona të kualifikuara apo nga mjekët. Do t’ju ndihmojë shumë nëse flisni me një person të kualifikuar dhe me eksperiencë i cili e kupton gjendjen tuaj.A po ndiheni e lidhur dhe e ngujuar në shtëpi? Do t’ju ndihmojë shumë nëse dilni sa më shumë dhe mësoni të bëni gjëra me foshnjën tuaj jashtë shtëpisë. Mos keni frikë të ushqeni foshnjën në publik. Kjo është natyrale, e sigurtë dhe e drejta juaj si nënë.A po ju bëjnë presion familjarët apo miqtë që të heqni foshnjën nga gjiri? Dikush që ka ushqyer foshnje me gji apo ka ushqyer për periudha më të shkurtëra nuk do t’i dijë përfitimet shëndetësore të të ushqyerit me gji në periudhën afatgjatë.A mendoni se heqja e foshnjës nga gjiri do t’ju bëjë jetën më të lehtë? Ju përsëri do të duhet ta ushqeni foshnjën tuaj, që nënkupton se nëse fëmija është nën një vjeç, të bleni formulë e cila kushton mjaft shtrenjtë. Dhe foshnja juaj përsëri do të dëshirojë të qëndrojë pranë jush dhe të kërkojë mbështetje.
Si të largoni foshnjën nga gjiri
Nëse ky është vendimi juaj, është më mirë që ta bëni gradualisht dhe mund të marrë kohë varësisht se si fëmija juaj përshtatet me këtë ndryshim. Largimi i shpejtë nga gjiri mund të shkaktojë bllokimin apo infektimin e gjinjve tuaj dhe foshnja juaj me shumë mundësi do të shqetësohet dhe nervozohet.
Pesë këshilla për largimin e foshnjës nga gjiri:
Kapërceni një të ushqyer. Shikoni se çfarë ndodh nëse ju ia ofroni foshnjës një shishe apo filxhan me qumësht në vend të gjirit.
Si zëvendësim, ju mund t’i ofroni qumësht gjiri të pompuar, qumësht formule apo qumësht të papërpunuar të lopës (nëse fëmija juaj është së paku një vjeç). Zvogëlimi i numrit të të ushqyerave pak nga pak gjatë disa javëve i jep kohë foshnjës dhe gjinjve tuaj që të përshtaten me këtë ndryshim. Nëse foshnja refuzon shishen, thuani një miku apo familjari që të provojë ta ushqejë. Kapërceni vaktin më pak të preferuar të foshnjës (e ushqyera para se të fle natën preferohet të kapërcehet e para).Shkurtoni kohën e të ushqyerit me gji. Filloni duke kufizuar kohën e foshnjës suaj në gji. Nëse ajo zakonisht ushqehet për dhjetë minuta, provoni ta shkurtoni në pesë. Për foshnjet më të rritura se gjashtë muaj, pas të ushqyerit me gji jepini një ushqim të shpejtë të shëndetshëm si lëng molle pa sheqer apo një filxhan me qumësht apo formulë. Të ushqyerat natën para se foshnja të fle janë më të vështirat për t’u shkurtuar për shkak se është vështirë që të kapërcehen.Vononi ushqyerjen dhe shpërqendroni foshnjën. Provoni të vononi të ushqyerit nëse foshnjës i jepni gji vetëm një apo dy herë në ditë. Kjo metodë funksionon shumë mirë nëse fëmija është më i rritur. Poashtu mund ta shpërqendroni foshnjën me një lojë, lodër apo të ndërroni vendin. Që të kapërceni ushqyerjen e natës, bëni që foshnja të mos jetë e varur nga ushqyerja me gji që të mund të fle, dhe në vend të saj lexojini një libër apo tregim.Mos i ofroni, por as mos e refuzoni. Ushqeni me gji vetëm nëse foshnja është e vendosur pasi kjo tregon një ‘nevojë’ e jo ‘dëshirë’, por, në anën tjetër, mos jini ju ajo që i ofroni të ushqehet.Ofroni shumë dashuri. Gjatë heqjes së foshnjës nga gjiri, ajo do të ketë nevojë për shumë dashuri dhe vëmendje. Provoni ta nxjerrni jashtë më shumë, lexojini, këndojini dhe luani me të,çfarëdo lloj gjëje që e shpërqendron atë dhe e bën të kënaqet.
ks