Pirja e një gote uji para vaktit të ngrënies, është një këshillë e njohur për këdo që dëshiron të humbë peshë. Por neutrocistët besojnë se uji i gazuar, mund të jetë edhe më i dobishëm për humbjen e peshës.
Sipas studimit, uji i gazuar mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Mjekët krahasuan procesin e pirjes së ujit me hemodializën. Hemodializa është procesi kur gjaku filtrohet për të hequr mbeturinat dhe ujin e tepërt, kur veshkat nuk munden më.
CO2 në ujin e gazuar absorbohet përmes mukozës së stomakut dhe shpejt shndërrohet në bikarbonat në qelizat e kuqe të gjakut.
Nivelet e sheqerit në gjak bien gjatë këtij procesi, duke sugjeruar që uji i gazuar mund të nxisë në mënyrë indirekte humbjen e peshës, duke rritur marrjen dhe përdorimin e sheqerit në gjak.
Por autori kryesor i këtij studimi, theksoi se vetëm pirja e ujit të gazuar nuk është zgjidhje, por duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik, me objektiv humbjen e peshës.
“Duke pasur parasysh këtë reduktim minimal të glukozës, efekti i CO2 në ujin e gazuar nuk është një zgjidhje e pavarur për humbje peshe. Një dietë e ekuilibruar dhe stërvitja e rregullt mbeten komponentë kritikë të menaxhimit të qëndrueshëm të peshës” tha ai. Syri.net- newsbomb.gr.
