Uji mineral ndihmon në uljen e nivelit të glicemisë dhe në humbje të peshës. Uji është mik i shëndetit të mirë, dhe në rastet kur këshillohet një dietë apo regjim i caktuar ushqimor, këshillohet të konsumohet shumë.
Por në rastin kur është mineral, edhe më shumë, pasi ndikon në ngopje të stomakut, ul gliceminë dhe fuqizon metabolizmin, duke nxitur djegien e më shumë kalorive.
Sipas ekipit mjekësor japonez që ka kryer studimin, gazi që përmban uji mineral absorbohet nga kapilaret e stomakut, dhe kur hyn në gjak, penetron më lehtë në membranën e rruazave të kuqe. Në brendësi të tyre convertohet në bicarbonate duke modifikuar mikromjedisin, duke e bërë bazik.
Ky ndryshm sjell një sërë modifikimesh që nxisin procesin ku glukozi konsumohet për të prodhuar energji. Studimi është publikuar në revistën shkencore MBj Nutrition and Prevention Health.
