1
Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një numër objektesh ushtarake të forcave ruse në Krimenë e pushtuar.
Në këto sulme përfshihet edhe bombardimi i një magazine ku ruheshin dronët detar të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Sipas komandantit Robert “Madyar” Brovdi, sulmi ishte organizuar prej kohësh dhe se në të kanë marrë pjesë njësi të shumta.
Gjithqka u zhvillua në vendbanimin Chornomorske, ku u godit radari Valdai dhe një pikë kontrolli dhe një kompleks të radarëve tjerë zbulues.
Përveç kësaj, u godit një bazë për ruajtjen dhe lëshimin e anijeve detare pa pilot në Chornomorske.
Sulme me dronë nga ukrainasit janë bërë të zakonshme, dhe një prej armëve më të “efektshme” që po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse.


