Lajme

Ulqin: Një 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë

Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim të Fshatit Krythë, Ulqin në Facebook.

I ndjeri ka qenë djali i mësuesit Rexhep Kurti nga fshati i Sukubines.

“Fshati Krythë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve dhe gjithë shoqërisë, për vdekjen e djalit të tyre”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova



ks