Studimi se 70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, por flenë në kuzhinën e shtëpisë së prindërve u diskutua sot në “Ftesë në 5”.
Debati në studio mori tone të zjarrta me të ftuarit e në bisedë u përfshi edhe Bieta Sulo. Ajo tregoi se e vogël, ka jetuar në një shtëpi bashkë me gjyshen.
“Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe në atë kohë kishim edhe gjyshen në shtëpi.
Jetonim vetë i pestë në një shtëpi dhomë e kuzhinë. Tani kanë kaluar kaq shumë vjet dhe situate duket se s’ ka ndryshuar në Shqipëri.
Ju duket mirë kjo situatë?”, ishte kjo pyetja që nxiti më tej debatin.
Më tej të ftuarit treguan eksperiencat e tyre.