ShowBizzz

“Unë ju mund edhe me…”/ Për ju që e humbët, veprimi i Arbanës gjatë dasmës së çiftit Mateo-Brikena bëhet viral

Përplasja e fortë televizive mes “Big Brother VIP” dhe “Ferma VIP” arriti kulmin mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në një betejë të vërtetë strategjish për të mbërthyer publikun para ekranit.

Siç e kemi ndjekur gjatë këtyre ditëve, gjithçka u ndez pas publikimit të sondazheve ku formati i ri kryesonte me 52% të preferencave të publikut.

Të lidhura

None found

Kjo shkaktoi një kundërpërgjigje të menjëhershme nga produksioni i BBVA-së, të cilët organizuan dasmën e shumëpritur të Mateos dhe Brikenës fiks në të njëjtin orar me prime-time-in e “Fermës VIP”.

Një mbrëmje e mbushur me dinamika, nga kërcënimet e Rogertit për të sabotuar dasmën, te thumbimet e Jul Dedës e deri te lëvizjet e dyshimta jashtë fokusit të kamerave mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Megjithatë, ajo që po bën xhiron e rrjetit sot nuk është vetëm çfarë ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother”, por një lëvizje e papritur dhe mjaft e lexueshme e Arbana Osmanit gjatë transmetimit live.

Në mes të kësaj lufte të ashpër për shikueshmëri, moderatorja e “Ferma VIP” bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga syri i mprehtë i publikut. Ajo zgjodhi të ndërpriste spektaklin për të kaluar në bllokun e publicitetit shumë më herët se në çdo puntatë tjetër të këtij sezoni.

Ky detaj është interpretuar gjerësisht në rrjetet sociale si një ironi dhe një sfidë e hapur ndaj programit rival. Duke dhënë reklama pikërisht në momentin kur vëmendja mund të rrezikonte të kalonte te dasma e BBVA-së, Arbana duket se ka dashur të japë një mesazh të qartë vetëbesimi për audiencën e saj: “Unë ju mund edhe me publicitet.”

Kjo lëvizje strategjike po komentohet masivisht si një tregues i qartë i sigurisë që produksioni i “Ferma VIP” ka te ndjekësit e tij, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit në këtë garë të ethshme televizive mes dy formateve.

Të Lidhura:

  1. E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit para nisjes së BBV4 tërheq vëmendjen…
  2. Hapet Zarfi i Zi! Gerta skualifikohet nga loja pas incidentit me Gjestin
  3. Finalja e BBV/ Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë, qershia mbi tortë do te jetë…
  4. FOTO/ “Nuk po ecë, nuk po ecë” – Blero i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re

Të Ngjashme