ShowBizzz

“Unë mendova se këtu kishte burra’’, çfarë do ta shoqërojë Mimoza Ahmetin në Fermë

Shkrimtarja dhe poetja  e njohur Mimoza Ahmeti, është një e cila herë pas herë ka qenë në vëmendje të mediave, së fundmi ajo i është bashkuar “Ferma VIP 3”.

Mimoza ndodhej në ambientet e fermës tek dhoma e Agait, por Arbana e ftoi që të shkonte në një ambient tjetër ku e priste një sfidë.

Të lidhura

None found

Në atë ambient ndodheshin tre kuti të mbuluara, brenda 3 kutive ndodheshin kafshë, Mimoza duhet të zgjidhte një kafshë që duhet t’a shoqëronte përgjatë gjithë rrugëtimit të saj në fermë.

Shkrimtarja zgjodhi për ta shoqëruar në këtë rrugëtim një lepur. Mimoza njihet për batuat e saj dhe këtë herë nuk e la mangut.

Kur Arbana po i kërkonte të hapte kutitë Moza u shpreh:”Unë mendova se kishte ndonjë burrë këtu”.

Numri i fermerëve po shtohet dhe surprizat gjithashtu.

 

Të Lidhura:

  1. Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi!
  2. Ish-banorja e “Big Brother Vip” do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?
  3. Zbulohet lista me personazhet që mund të jenë pjesë e “Ferma VIP 3”
  4. Nis “Ferma VIP 3”, fituesi do të marrë çmimin e majmë

Të Ngjashme