Aktori fitues i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio, ka zbuluar se nuk ka parë kurrë filmin “Titanic” të James Cameron, një nga projektet më ikonike në karrierën e tij.
DiCaprio shpjegoi se zakonisht shmang shikimin e filmave ku ka luajtur vetë si aktor kryesor, duke preferuar të përqendrohet në projekte të reja dhe role të tjera në karrierën e tij.
Deklarata e tij ka habitur fansat dhe mediat.
“Titanic” mbetet një nga filmat më të famshëm dhe të suksesshëm në histori.
