Lajme

UNICEF: Që nga 4 tetori, në Liban vritet për çdo ditë një fëmijë

Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka deklaruar se të paktën një fëmijë është vrarë dhe 10 janë plagosur çdo ditë në Liban që nga 4 tetori.

Në deklaratë thuhet se shumë fëmijë të tjerë, megjithëse të padëmtuar fizikisht, janë thellësisht të traumatizuar nga dhuna, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Aty gjithashtu thuhet se shumë prej tyre kanë shfaqur shenja të rënda shqetësimi emocional, duke përfshirë ankthin dhe problemet e përqendrimit.

“Shumë fëmijë vuajnë nga problemet me gjumin, dhimbjet e kokës dhe humbja e oreksit”, ka thënë UNICEF.



ks