ShowBizzz

Upss! Dea Mishel thumbon sërish Luizin: “Është i fiksuar me mua”

Luiz Ejlli i habiti të gjithë me një deklaratë të papritur që bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një party ku ishte i pranishëm.

Teksa ndodhej në skenë, ai ofendoi blogeren Dea Mishel, pasi kjo e fundit e quajti “provincial” muaj më parë, gjatë qëndrimit në BBV.

Deklaratës së Luizit, Dea Mishel iu përgjigj nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ku nuk e kurseu një thumb as për partneren e tij, Kiara Titon.

Mirëpo blogerja ka bërë një tjetër postim pak më parë, ku dukshëm është një “thumb” për Luizin.

Teksa shihet mjaft tërheqëse në video, Dea i bashkangjiti këngën “Obsessed” nga Mariah Carey.

Pse është ai kaq i fiksuar me mua“, thuhet në pjesën e këngës që Dea zgjodhi të publikonte.