
Tashmë mund të thuhet padyshim se Loredana dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi janë në një lidhje bashkë.
Këngëtarja postoi ditën e djeshme një foto ku shihej duke u puthur me një mashkull, por pavarësisht se vetëm një pjesë të tij kishte shfaqur në foto, të gjitha detajet të dërgonin te Adeyemi.
E teksa dyshja janë në qendër të vëmendjes, një veprim i fundit i tyre na ka habitur. Këngëtarja ka vendosur që rrobat e ish-partnerit të saj, Mozzik, t’ia japë Adeyemit.
Bëhet fjalë për jelekun e famshmëm jeshil.