ShowBizzz

Upss! “Plas” mes reperëve, Mozzik i përmendi Dafinën, reagon Ledri Vula

Ndonëse nuk e dinim, mesa duket mes Ledrit dhe Mozzik ka tension, ndaj dhe nëpërmjet këngës i hedhin kunja njëri tjetrit.

Më herët Mozzik publikoi bashkëpunimin e tij me Dafinën dhe ndër rreshta ai thotë: “Edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”.

Ndonëse nuk pritej, duket se kjo frazë ka ngacmuar Ledrin, i cili është përgjigjur: ”Prit veç pak ta ndreqi, nonës teme une, a nonës tone Ledri”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes reperëve, pasi disa muaj më parë, dyshja sollën në një bashkëpunim këngën, “Boom boom”, projekt që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Deri më sot, kënga numëron mbi 21 milionë shikime.



lokimagazine