Kuriozitete

Ura e cila qëndron në duart e Zotit

“Urën e artë” përrallore tashmë shumica e konsiderojnë urën më të bukur të këmbësorëve në botë.

Lart në malet Ba Na në Vietnam, shtegun 150 metra të gjatë e mbajnë dy duar masive të cilat qëndrojnë lart mbi kurorat e pemëve. “Cau Vang” (në gjuhën vietnameze = ura e artë) është bërë sensacion botëror që ka tërhequr vizitorë të shumtë në natyrë afër qytetit Da Nang.

Në lartësinë prej 1.400 metrash, në përqafim të duarve të cilat duken sikur janë aty kaherë, arrihet përshtypje e fuqishme e pranisë së fuqive të mëdha.

Vu Viet Anh, themelues i firmës “Ta Landscape Architecture”, e cila e ka meritën për dukjen spektakolare të urës, ka shpjeguar që dizajni është inspiruar me zotat e shenjtë dhe gjigantët.

Duart gjigante duken sikur janë nga guri, në të vërtetë janë bërë nga fibra të xhamit dhe rrjetës me tela të vëna përreth bazës së çeliktë. Janë të dekoruara me myshqe dhe çarje për të arritur dukjen e vjetër disa shekujsh.

Ura e artë është e gjerë pesë metra, ndërkaq bashkë me shtegun e drunjtë është mbjellë bima e quajtur lobeli, e cila edhe më shumë e zbukuron strukturën intriguese.

Ura është hapur në qershor, ndërsa është pjesë e projektit në vlerë prej dy miliardë dollarësh, qëllimi i së cilës është që të tërheqë turistët në këtë regjion.

Në këtë lokacion, në vitin1919, ishte lagjja malore e vikendit me 200 vila, të cilën e kanë themeluar kolonët francezë.

Sot Ba Na është atraksioni i vërtetë turistik ku gjendet replika e fshatit mesjetar francez me kështjellën dhe katedralen, kopshtet e rregulluara, teleferikun dhe muzeun e figurave të dyllta.