Një ndër drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, që po gjykohet në Hagë, sot mbushi 56 vjet. Në ditëlindjen e tij në rrjete sociale po i bëhen mesazhe urimi nga qytetarë të shumtë, bashkëluftëtarë dhe familjarë.
“Gëzuar ditëlindjen, Rexhë! Kemi shumë mall dhe krenari për ty”, shkroi në Facebook bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti- Selimi.
Rexhep Selimin e përgëzoi edhe një ndër bashkëluftëtarët Lahi Brahimaj.
“Dhjetshi të 56-tën datlindje e festofsh me më të dashurit tuaj në vendlindje. Edhe shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe mbarësi! Me besim të plotë se ti, Rexhep Selimi, bashkë me bashkëluftëtarët tuaj do të ktheheni triumfalisht në Kosovë, me vendim të drejtë e të drejtësisë, ashtu siç jeni të pafajshëm”, shkroi në Facebook Brahimaj.
