ShowBizzz

Urimi epik i Gjestit për dasmën e Gimbos dhe Selin

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një moment festiv dhe plot humor, pasi brenda reality show-t u organizua një ceremoni e improvizuar martese për dy banorët, Selin Bollati dhe DJ Gimbo. Atmosfera në shtëpi u kthye në një festë të vogël, ku banorët u bënë pjesë e “dasmës”, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

 

Ceremonia, edhe pse simbolike dhe pjesë e lojës brenda formatit, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të spektaklit duke patur parasysh dhe faktin që Gimbo & Selin i kanë shprehur ndjenjat njëri-tjetrit. Në rrjetet sociale reagimet nuk munguan, me shumë komente dhe batuta nga fansat që ndoqën me interes këtë moment të veçantë mes dy banorëve.

Ndër reagimet që morën më shumë vëmendje ishte ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për raportin e tij të afërt me Gimbos. DJ Gimbo është prej kohësh bashkëpunëtori i tij i pandashëm në koncerte, ndaj fansat prisnin me kureshtje reagimin e artistit për këtë “martesë” të organizuar brenda shtëpisë.

Përmes një komenti në profilin e Gimbos në Instagram, Gjesti zgjodhi një urim me humor dhe sportivitet. “Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi”, shkroi ai, duke i uruar mikut të tij dhe duke premtuar një festë të vërtetë sapo të përfundojë rrugëtimin në reality show.

Komenti i këngëtarit u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një shenjë mbështetjeje dhe miqësie mes tyre. Ndërkohë, momenti i “dasmës” së Selin dhe Gimbos vazhdon të qarkullojë në rrjet, duke u kthyer në një nga episodet më të diskutuar të këtij edicioni të spektaklit.

Të Ngjashme