ShowBizzz

Urimi i përzemërt i Arbër Hajdarit për Monikën, vërtet janë bërë miq

Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi janë pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.

Marrëdhënia mes tyre duket të jetë ndërtuar në mënyrë pozitive gjatë këtij angazhimi, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Hajdari i ka dedikuar Kryemadhit një urim për ditëlindje përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një fotografi nga studioja e spektaklit, ku shfaqet së bashku me të dhe moderatorin.

Në mesazhin shoqërues, ai e ka uruar atë me një shprehje të shkurtër në anglisht, duke reflektuar raportin miqësor që është krijuar mes tyre gjatë këtij projekti televiziv.

Të Ngjashme