E shtuna e 17 qershorit do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e Arbanës dhe Eduartit.
Dita e tyre e dasmës ndodhi ashtu siç e kishin ëndërruar. Fëmijët, familjarët, miqtë e ngushtë, atje në Toskanën e magjishme.
Një dashuri u bë e përjetshme në kishën Abazzio di San Galgano.
Nga kënga e Florit për ta, te vetë Eduarti që këndoi, surprizat për çiftin nuk kanë munguar.
Por ka dhe një moment që do të mbetet përgjithmonë kujtim në jetën e tyre. Një urim nga vetë Papa Françesku për çiftin. Bekime që vijnë veç njëherë në jetë.