ShowBizzz

“Urrejtje, tallje, presion…” Këngëtari i njohur largohet nga rrjetet sociale!

Këngëtari Marko Bosnjak, i cili përfaqësoi Kroacinë në Eurovision 2025 me këngën “Poison Cake”, ka njoftuar se do të bëjë një pauzë nga rrjetet sociale për shkak të presionit dhe urrejtjes që ka përjetuar kohët e fundit.

Në një postim emocional, artisti pranoi se ka kaluar periudha shumë të vështira me shëndetin mendor, duke u ndjerë shpesh në kufijtë e dorëzimit.

MGID Paragrafi 2

Urrejtja, tallja dhe presioni më kanë sjellë në pikën më të ulët. Shpesh kam menduar të dorëzohem, por jam ende këtu. Faleminderit atyre që më mbështetën, më keni dhënë forcë më shumë sesa mendoni.

Bosnjak bëri të ditur se gjatë këtij pushimi do të fokusohet në shërimin e tij dhe përfundimin e albumit të ri, të cilin e përshkroi si një pasqyrë të dhimbjes dhe forcës për të mbijetuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai gjithashtu dha një mesazh mbështetës për ndjekësit që mund të përballen me situata të ngjashme:

Nuk jeni vetëm. Edhe kur duket e pamundur, historia juaj nuk ka mbaruar ende.

Artisti theksoi se do të vazhdojë të luftojë kundër homofobisë, mizorisë dhe urrejtjes, duke e konsideruar ekzistencën e tij si një formë proteste.

Ai zbuloi gjithashtu se së shpejti planifikon të shpërngulet jashtë Kroacisë bashkë me partnerin e tij spanjoll, me të cilin jeton në Zagreb.

Artikull i sponzorizuar



ks