Lajme

Ursula von der Leyen nesër viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Von der Leyen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Von der Leyen do të pritet në ambientet e Presidencës, më fillim nga ora 09:45, teksa në ora 11:15 do të takohet me kryeministrin Kurti.

Takimi i von der Leyen me krerët shtetërorë vjen me vizitën e saj në kuadër të turit Ballkanik.

Paraprakisht, ajo qëndroi në Serbi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë