LifeStyle

Ushqimet që duhet të konsumoni për të rritur lumturinë

Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar? Kjo është dhe koha kur duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorni  këto ushqime që do ju sjellin gëzim, largojnë stresin dhe rrisin humorin tuaj.

Bananet janë ideale kur ndiheni të stresuar apo i lodhur.

Asparagu i shijshëm dhe i lehtë për t’u gatuar në rastet kur jeni në fund të energjive.

Majaja e birrës mund të përzihet me kos dhe fruta për të pasur një produkt më të shijshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë. Por kjo nuk duhet të jetë një arsye për të pirë më shumë birrë.

Rrushi, ju ndihmon kur jeni të trishtuar, gjithashtu mund të pini lëng rrushi, por pa alkool.

Gruri, me siguri do mendoni se do ju shëndoshë, por provoni të hani bukë të bërë krejtësisht nga gruri dhe do të vëreni se çdo gjë do të shkojë mirë.

Midhjet mund t’ju sjellin menjëherë buzëqeshjen dhe nuk është nevoja të shkoni në restorant, mund t’i konsumoni ato edhe kur jeni në shtëpi.

Melasa, lëngu i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose kallamit të sheqerit, ka më shumë kalcium se qumështi dhe më shumë hekur se vezët. Por është shumë i ëmbël dhe nuk duhet abuzuar. Mjafton të përdorni pak Melasë në një ëmbëlsirë sesa sheqer. Për më tepër kjo ju bën të ndiheni të lumtur.