]Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha.
Por në fakt, a do të mund t’a besonit që ekziston një ushqmin i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli!
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky ushqim mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe ndërkohë korrni edhe shumë përfitime shëndetësore.
Fakte rreth vlerave ushqyese të kungujve!
Vetëm 1/2 filxhani me copëza kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuar, 1 g proteina.
Këto fakte janë një fillim i shkëlqyer për të kuptuar se pse kungulli mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për ata që duan të bien nga pesha.
Në paraqitje, një kungull i qëruar mund t’ju ngjasojnë me një pjepër dhe njëjtë si pjepri ai përmban shumë ujë.
Pikërisht ky element i bën kungujt shumë të dobishëm për humbjen e peshës.
Shtojini kësaj përmbajtjen e fibrave dhe sheqerin e ulët, ju mund të shihni se si kungulli është një ushqim që jep shumë të mira dhe gjithashtu shpëlan trupin tuaj nga toksinat.
Si mund t’i konsumoni kungujt?
Pjekja e një kungulli është relativisht një proces i lehtë.
Provoni ta prisni në pjesë të vogla, hiqni farat më pas vendosni pjesët e tij në një tavë me pak ujë për të ruajtur lagështinë ndërsa piqet.
Kur t’a nxirrni nga furra, bëjeni pure dhe shërbejeni si një shoqërues në ndonjë nga vaktet tuaja.
Ju gjithashtu mund t’i shtoni pjesët e tij në një sallatë zarzavatesh.
Farat e kungullit nuk ka pse të shkojnë dëm! Piqni dhe shtojini në sallatë ose gatime të ndryshme, pasi edhe ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme për organizmin./Agroweb