Lajme

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Është simboli më i dashur për shqiptarët.

E krahas tij, edhe flamuri amerikan.

Janë këta ushtarët amerikanë nga kampi “Bondsteel” në Kosovë.

E të martën, morën një ftesë të veçantë.

Në këtë lokal të Ferizajt, shoqëria civile nga ky qytet, i ftoi për kafen e miqësisë.

Krejt kjo, në shenjë falënderimi në 27-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të serbe.

Ideja për këtë, erdhi nga Organizata Joqeveritare “Avonet”
“Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njerëzve që kanë sakrifikuar deri në raste të tilla ka arritur që tashmë të kemi lirinë tonë e liria jonë ka qenë në mbështetjen e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët siç janë forcat e NATO-s, sot në shenjë respekti dhe nderi ne pijmë kafe duke iu falënderuar dhe duke ndarë momente dhe kujtime të mira e natyrisht edhe duke i falënderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar me mundin dhe sakrificën e tyre”, ka thënë Gashi.

E pas kafesë, për komandantin e Zyrës Ndërlidhëse të KFOR-it, pati edhe mirënjohje.

Ky i fundit, u shpreh falënderues për ftesën por edhe për mikpritjen që i është bërë në Ferizaj.

“Nuk jam nga ata që mbajnë fjalime, kështu që do të përpiqem ta bëj këtë shkurt. Së pari, faleminderit z. Gashi që na ftoi në këtë aktivitet. Është një nder të jemi të rrethuar nga kaq shumë njerëz të shquar në komunitet. Së dyti, dua të them se që kur mbërritëm në Kosovë pak më shumë se një muaj më parë, jemi pritur me vetëm mikpritje, gjë që e ka bërë kalimin tonë në rolin tonë këtu pothuajse të lehtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj KFOR-it dhe SHBA-së. Pres me padurim muajt e ardhshëm këtu”, u shpreh Tolmich.

“Kafja e Miqësisë” është organizim i përvitshëm nga OJQ Avonet që mbledh përfaqësues të ndryshëm institucionesh nga niveli qendror dhe lokal.

Të Ngjashme