
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryer patrullime në veri të vendit.
Në një postim në Facebook është bërë e ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./teve1.info/