Lajme

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Qendra për Studime Universitare ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët kanë zhvilluar trajnim praktik në operacione mbrojtëse.

Gjatë ushtrimit, kadetët janë angazhuar për një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.

“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër.Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së./teve1.info/

Të Ngjashme