
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e Eva Tavos.
Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo, humbi jetën dje në kulmin e rinisë, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Tetovë-Shkup në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi për vdekjen e Evës është pritur me hidhërim nga Xhensila Myrtezaj, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë një dedikim prekës për Evën.
“Eva diellore plotë mirësi, nuk mund ta besoj. Na hidhëroj zemrat ky lajm i kobshëm…Një ëngjëll ju bashkua parajsës”, shkruan Xhensila në Instagram.
Ish-deputeti, Vangjel Tavo, ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi të ndjerë, shkruan newsbomb.al. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 24 vjeç. Përcjella për në banesën e fundit për Evën do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Vangjel Tavo.
Newsbomb.al mëson se kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tako. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.
Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.
Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. “Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti”, ka shkruar Spiropali.
NewsBomb