Shëndetësi

Vajza e ish-presidentit prek me postimin: Më mungon më shumë se kurrë, sot do të festonim 58-vjetorin tënd

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili u nda nga jeta më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, ditën e sotme do festonte 58-vjetorin e lindjes.

Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj ku shkruan disa fjalë të ndjera:

“Më mungon më shumë se kurrë. sot do të festonim 58-vjetorin tënd”.

Ish-presidenti Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Fiona ka ndarë shpesh fotografi ku kujton momente me babain e saj me mbishkrimet prekëse.

“Ende nuk mbushem me frymë”, – ka shkruar Fiona në një postim të bërë disa kohë më parë.

“Sot do festonim 58-vjetorin tënd”, vajza e Bujar Nishanit