ShowBizzz

Vajza e Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, detajet nga dasma në Shkodër

Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Megi, që ju mund ta njihni tashmë edhe ish-partnerja e Luiz Ejllit, i dha fund beqarisë duke realizuar një ceremoni mjaft të bukur në qytetin e saj, në Shkodër.

Fillimisht ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me bashkëshortin, Angjin, teksa bën me dije celebrimin e dashurisë së tyre, së bashku me fëmijët.

Më pas ka qenë “Kryefjala” që ka zbuluar detaje nga dasma, përfshirë këtu vendodhjen, buzë liqenit të Shirokës, dekorik dhe arredimin dhe disa prej të ftuarve.