LifeStyle

Vajza, mos jini shumë “të lehta” me këta burra të horoskopit

Burrat e horoskopit që do t’ju tregojmë më poshtë janë të mirë dhe të këqinj. Nëse një grua nuk i trajton siç duhet, atëherë ata do të nxjerrin në pah veten e tyre më të keqe. Pra, le të shohim kush janë zotërinjtë konkretë që një femër duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos jetë shumë e relaksuar dhe komode!

Akrepi

Akrepi, para së gjithash, ju shikon, ju skanon fjalë për fjalë nga lart poshtë dhe është një kërcënim real për këdo që tradhton besimin e tyre. Instikti i tij nuk e mashtron aspak, sado që tjetri ta mohojë, ai e di shumë mirë çdo gjë që ka ndodhur, ndaj do të ishte mirë të flisni me të sinqerisht, sepse atëherë ai do të përjetojë nga afër shprehjen “Zoti fal dhe unë jo”. Ai i konsideron fjalët dhe shpjegimet të panevojshme.

Bricjap

Burri i dytë nga i cili çdo grua duhet të ketë frikë është Bricjapi. Profili i tij është i rreptë, ndonjëherë i akullt. Sapo t’ju takojë, do t’ju masë nga lart poshtë, pa ngritur as vetullën. Keni ndjesinë se ai po ju shikon dhe në të njëjtën kohë mendon “hajde thuaj marrëzinë tënde”. Nëse një grua e nënvlerëson ose mendon se do ta rrëzojë me nja dy flirte, gabon.

Dashi

Dashi është shefi i vërtetë dhe nuk ka frikë ta tregojë. Kështu funksionon në jetën e tij të dashurisë dhe në jetën e tij profesionale. Ka ndershmëri çarmatosëse, zero tolerancë ndaj marrëzisë dhe gënjeshtrës dhe nuk ngec askund dhe përballë asgjëje. Gjithashtu, mos ia vini veshin frazës së njohur “nuk e di çfarë dua”.